Ne vijim te turit bashkebisedues me demokratet ne shqiperi, ish-deputeti i Partise Demokratike Ervin Salianji u ndal ne Lezhe.Në fjalen e tij gjëtë takimit me mbeshtetesit Salianji, hodhi kritika të forta ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike. Sipas Salianjit, Rama duhet rrëzuar dhe kjo sepse është qeveria më e korruptuar dhe aspak legjitime, por për këtë duhet të bashkohen demokratët dhe të prihen nga lidershipi. Ish-deputeti i PD, u shpreh i prerë se nuk ka asnjë synim për të krijuar një forcë tjetër politike, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet brenda Partisë Demokratike.Duke folur pas përfundimit të takimit Ervin Salianji ju është përgjigjur edhe akuzave të Partisë Demoikratike se tubimin ia organizoi kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu, duke i cilësuar mesazhet drejtues anetarise si një ‘turp i madh’, që sipas tij nuk vinin prej arsyes, por prej frikës nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës.
Në takimin e oragnizuar nga Ervin Salianji në Lezhë, ra në sy mungesa e drejtuesve dhe strukturave të Partisë Demokratike në këtë qark.

Artikulli paraprakSHKOLLAT E LEZHËS PA PROBLEME ME NGROHJEN
Artikulli tjetërTRAGJEDIA HEKURUDHORE NË SPANJË, KRYEMINISTRI SPANJOLL SHPALL TRE DITË ZIE KOMBËTARE