Është përsëritur grabitja e makinave të bankës që transportojnë para drejt Rinasit, në Tiranë.

 Këtë të enjte, “viktimë” e një sulmi dhe më pas e një grabitjeje ka rënë makina e një banke të nivelit të dytë, rrugës për në aeroport. Burime policore bëjnë me dije se makina është grabitur në Qafë Kashar nga një grup personash të armatosur. Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura, por nga të dhënat paraprake mësohet se shuma e marrë është mbi 100 mijë euro. Autorët kanë djegur pas grabitjes mjetin me të cilin kryhen krimin. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka ngritur disa postoblloqe.

Artikulli paraprakLAJM I MIRË PËR VLLAZNINË, RIKUPEROHET CICMIL
Artikulli tjetërGRABITET I RIU NË KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR