
Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” u zhvillua promovimi i librit më të ri të studiuesit, poetit dhe pedagogut Vehbi Miftari, “Etnoletra shqipe”, një botim që sjell në vëmendje lidhjet e thella mes letërsisë dhe etnokulturës shqiptare. Vepra është rezultat i një pune kërkimore që ka zgjatur afro nëntë vite, gjatë së cilës autori ka mbledhur materiale, ka analizuar teori bashkëkohore dhe ka eksploruar rolin e kujtesës në letërsinë shqipe.
Miftari, i njohur për kontributin e tij në studimet letrare dhe kritike, aktualisht është pjesë e misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Vatikan, gjë që i jep hulumtimit të tij një dimension të gjerë ndërkulturor dhe institucional.
Promovimi i “Etnoletra shqipe” u vlerësua si një moment i rëndësishëm për botën akademike, me pritshmëri që libri të shndërrohet në një pikë referimi për albanologjinë dhe kritikën e sotme letrare.






