Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, është zv.ministrja e re e Shëndetësisë.

Ish shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës në ISHP është emëruar ditën e djeshme në detyrën e re.

Tomini ka qenë shumë aktive gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa është edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.