E pabesueshme ajo që ndodh në sfidën Kroaci-Çeki. Kroacia dominon për 90 minuta por në fund detyrohet të dalë vetëm me një pikë pas barazimit 2-2.

Yjet e skuadrës së Çaçiç bëjnë një ndeshje mjaftë të mirë të shoqëruar me shumë raste për shënim, por golin e avantazhit e gjejnë vetëm në minutën e 37-të me Perisic. Në pjesën e dytë kroatët dyfishojnë shifrat me Rakitic, ndërkohë që shpërdorojnë shumë mundësi shënimi. Skoda rihap shpresat e Çekisë, por ky gol do të vlente thjeshtë për statistika. Në minutat e fundit arbitri e ndërpreu ndeshjen për disa minuta për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga tifozët kroat. Kroacia ndihej e sigurt dhe sulmonte, por ne fund do të befasohet nga një 11 metërsh i akorduar për Çekinë pas një prekje të topit me dorë në zonë. Necid nuk do të gabonte nga pika e bardhë për t’i dhuruar ekipit të tij pikën e parë në këtë Europian.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, ITALIA BËN MREKULLINË, MPOSHTË SUEDINË NË MINUTAT E FUNDIT
Artikulli tjetërKISHA KATOLIKE NE TREVAT SHQIPTARE