Legjenda e Gjermanisë, Oliver Birhoff ka besim se Franca është favorite në gjysmëfinalen e Euro 2016 kundër Kombëtares së tij.

Ai u shpreh se francezët janë plot vetëbesim pas fitores kundër Islandës. “Mendoj se Franca është favorite. Ata janë plotë vetëbesim pas fitores kundër Islandës”, tha Birhoff gjatë një konference për media. Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës do të zhvillohet këtë të enjte në orën 21:00.