ITALIA E HOLANDA ZHGËNJEJNË ME LOJË, SHPËTOJNË ME BARAZIM. Ndeshjet kualifikuese të europianit Francë 2016 janë duke sjellë rezultate surprizë sidomos për ekipet që deri më tani janë konsideruar si pretendente.

Situata në Grupin A, vazhdon të jetë shumë surprizuese ku Hollanda për pak sa nuk rrezikoi kualifikimin për në europian pasi barazoi 1-1 me Turqinë brënda në shtëpi. Rezultati ishte surprizë, pasi pritshmëritë ishin shumë të mëdha për holandezët. Barazimi e ka zbritur në vendin e 4 me 5 pikë, 8 më pak se Çekia që mban vendin e parë dhe 7 larg Islandës që është në vendin e dytë. Ndërkohë në grupin B, Gareth Bale është duke mbajtu gjallë shpresat për një kualifikimit të Uellsit. Në takimin e fundit ato shkatërruan 0-3 Izraelin, teksa një nga golat e shënoi Bale me goditje dënimi. Fitorja e ngjit Uellsin në vendin e parë në grup, por me 5 ndeshje të zhvilluara. Bosnja fitoi me Andorën, ndërsa Belgjika me Qipron. Në grupin H Italia nuk arrin që të fitojë në Bullgari, madje me fat ka marrë një pikë në barazimin 2-2, teksa vetëm një gol ka shënuar vetë, pasi një nga dy golat ishte autogol i vendasve. Eder, ishte heroi i Italisë në Bullgari që i shmangu humbjen. Kroacia vazhdon të mbajë vendin e parë në grup, pasi shkatërrimit që i bëri Norvegjisë 5-1

Artikulli paraprakF1, FERRARI RIKTHEHET PRETENDENT ME VETTEL
Artikulli tjetër“EURO 2016” SHQIPËRIA KËRKON FITORE NDAJ ARMENISË