Gjysmëfinalja e madhe mes Gjermanisë dhe Francës do të luhet të enjten e 7 Korrikut në Marsejë, dhe do të drejtohet nga Nicola Rizzoli.

Arbitri italian u përzgjodh nga UEFA për të vendosur drejtësi në përballjen delikate, ku do të ndihmohet nga katër bashkëkombas të tij, në rolin e vijërojtësve dhe dy asistentëve të portës, ndërsa slloveni Skomina do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Kjo do të jetë ndeshja e katërt për Rizzoli-n në turneun kontinental, pas Angli-Rusi, Portugali-Austri dhe Francë-Irlandë. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër, ndërmjet Portugalisë dhe Uellsit, që do të luhet të mërkurën më 6 Korrik, do të drejtohet nga arbitri suedez Jonas Eriksson