Është momenti që kanë pritur të gjithë, e kanë ëndrruar tifozët italianë dhe spanjollë ndërsa skuadrat shikojnë që po o afrohen objektivit të madh.

Sot në orën 21:00 në Wembley do të luhet gjysmëfinalj e parë e Kampionatit Europian ku Italia dhe Spanja do të përplasen në një duel shume interesant dhe ku spektakli me emocionet e mëdha nuk do të mungojnë.

Do të jetë arbitri gjerman, Felix Brych që do të vërë drejtësi në përballjen e madhe në Wembley dhe ku pritet të ketë deri në 60 mijë tifozë. Fatkeqësisht, do të ketë shumë pak tifozë italianë apo spanjoll të ardhur nê Angli për shkak të kufizimeve por do të ketë shumë nga të dyja skuadrat të tifozëve që jetojnë aty në ishull.

Ashtu si Itali edhe Spanja kanë vetëm një lojtar të dëmtuar, ku Spinazzola e mbylli për të kaltërit teksa te spanjollët Sarabia është në dyshim por mund t’ia dalë.

Pothuajse Mancini dhe Luis Enrique do të luajnë me formacionet që përdorën në çefekfinale duke u besuar futbollistëve që i cuan deri në këtë fazë të Euro 2020.

Dueli Itali-Spanjë është i hershëm me skuadrat që janë ndeshur shumë herë si në Europian, në Botëror në eliminatoret e ketyre dy eventeve apo edhe miqësore.

Në takimet e fundit, që patën ishin dy perballjet në grupin eliminator të Botërorit 2022 ku Spanja fitoi 3-0 në shtëpi ndërsa Italia barazoi 1-1 në kthim por duhet thënë që ishte vetem starti i Mancinit tek të kaltërit.

Ndërkohë që në Europianin e 2016, Italia e drejtuar nga Conte eliminoi Spanjën në 1/8 me rezultatin 2-0 ndërsa në Kampionatin Europian të 2012, Spanja dominoi Italinë në finale me rezultatin 4-0 ku dhe ngriti për herë të dytë trofeun e kontinetit.

Artikulli paraprakPËRSE DHEMB ZEMRA DHE KUR DUHET TË SHQETËSOHENI
Artikulli tjetërSPAK DHE FNSH OPERACION MASIV ANTI-KORRUPSION, DISA TË ARRESTUAR, SHOQËROHET EDHE KRYEBASHKIAKU I LUSHNJES