Xhiroja e dytë e ndeshjeve të Euro 2020 nis sot. Do të jenë tre ndeshje të Kampionatit Europian që do të na mbajnë lidhur sot përpara ekranit.

Në orën 15:00, dita e futbollit nis me përballjen e Grupit B, Finlandë-Rusi, me këta të fundit të favorizuar për të fituar. Finlanda vjen pas asaj fitoreje, te themi aksidentale me Danimarkën e nga ana tjetër, Rusia pas humbjes me Belgjikë.

Në orën 18:00, është radha në Baku ku do të luhet ndeshja e Grupit A, Turqi-Uells ku të dyja ekipet kanë nevojë për pikë.

Aktualisht Turqia në vendin e fundit ndërsa Uellsi ka një pikë. Për të dyja skuadrat, një tjetër hap fals do të ishte fatal për shanset e kualifikimit më tej në Euro 2020.

Në mbrëmje do të jetë edhe kryesfida e ditës, Itali-Zvicër në 21:00 në “Olimpico”.

Të kaltërit vijnë pas debutimit të shkëlqyer me Turqinë dhe do synojnë ta bëjnë sërish përballë helvetëve e gjithashtu Xhakës e Shaqirit. Aktualisht Italia është në krye të Grupit A me 3 pikë dhe Zvicra e dyta me 1 pikë.

Artikulli paraprakPRINCESHA E HOLANDËS HEQ DORË NGA PAGESA 1.6 MILIONË EURO NË VIT: NUK BËRA ASGJË T’I MERITOJ
Artikulli tjetërNJË NGA GRATË MË TË PASURA NË BOTË DHURON MILIARDA DOLLARË PËR BAMIRËSI