Spanja dhe Polonia rrezikojnë eliminimin në kampionatin “EURO 2020” që në grupe pas barazimit 1-1 që morën mes tyre në sfidën që u luajt në Sevilla. Spanja nuk arrin të fitojë, edhe pse dy ndeshjet i ka luajtur në shtëpi. Morata zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të. Gerard Moreno ka goditur drejt portës dhe sulmuesi i Juventus e ka dërguar topin në rrjetë dy hapa larg portës. Goli është anuluar fillimisht nga anësori por më pas është konfirmuar nga VAR, me të drejtë duke bërë që spanjollët të kalojnë në avantazh.

Në fundin e pjesës së parë, Lewandowski ka humbur mundësinë më të pastër, pas shtyllës që goditi shoku i ekipit. Në fillim të pjesës së dytë barazohet ndeshja. Lewandowski shënon me kokë për polakët. Ylli i Bayern ka fituar duelin ajror me Laporte dhe godet saktë kokë. Tri minuta më vonë, Spanja fitoi një penallti por Morena humbi këtë shans të artë duke goditur shtyllën dhe më pas Morata bën më të vështirën duke e nxjerrë topin jashtë. Spanja kishte edhe 3-4 raste të pastra për shënim më pas, por Morata nuk është në ditën më të mirë, pa harruar edhe meritën e portierit polak. Ndeshja mbyllet në 1-1 ndërsa të dy ekipet rrezikojnë eleminimin.

Më herët Gjermania tregoi forcën e saj. Pancerat marrin fitoren e parë në grup, duke mposhtur 4-2 Portugalinë dhe duke u pozicionuar tashmë të dytët pas Francës. Ronaldo kalon portugezët në avantash duke trembur pak Gjermaninë por më pas skuadra e Lëv shënon katër gola duke siguruar kështu fitoren e parë pas asaj humbje zhgënjyese me Francën. Pas Anglisë, vjen blofi tjetër i Euro 2020. Franca nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në Budapest ndaj Hungarisë.

Kampionët e botës tashmë kanë 4 pikë, por duke pasur në grup Portugalinë dhe Gjermaninë, asgjë është e sigurtë. Hungarezët surprizojnë duke shënuar të parët me Fiola në fund të pjesës së parë. Franca arrin të barazojë në minutën e 66’ me anë të Griezmann pas një gafe në mbrojtjen e Hungarisë.