Italia do të presë ditën e sotme Uellsin, në Romë, në sfidën e vlefshme për grupet e “Euro 2020”.

Kur na ndajnë më pak se një orë nga startimi i sfidës, trajnerët e të dyja përfaqësuesve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri italian, Roberto Mancini ka bërë disa ndryshime në formacionin titullar, duke lënë pushim, disa prej yjeve të ekipit.

Ndërsa nga krahu tjetër, Uellsi do të hedhë në fushë ekipin më të mirë të mundshëm, pasi ndryshe nga Italia, që tashmë e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, uellsianëve, do t’i duhet patjetër fitorja për të shkuar më tej.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma, Verratti, Jorginho, Belotti, Pessina, Emerson, Chiesa, Bonucci, Bastoni, Toloi.

Formacioni startues i Uellsit: Ward, Guntes, Williams, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Roberts, Ampadu, Morrell, James.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ASNJË HUMBJE JETE DHE VETËM 2 RASTE TË REJA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërITALIA NË AVANTAZH, ZVICRA UDHËHEQ ME DY GOLA NDAJ TURQISË, SHAQIRI SHËNON SUPERGOL