Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni. Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit. “Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR. “Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet. Rekomandimet janë që reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, KUKAN: KOMISIONI DO TA REKOMANDOJË, POR DUHET TË BINDNI KËSHILLIN
Artikulli tjetërBERAT, TËRHIQEN NGA LISTA DY KANDIDATET NË LISTËN PD, I LËNË MANDATIN ASTRIT VELIAJT