NAPOLI, TOTENHEM E BESHIKTASHI FITOJNë ME LEHTëSI.Europa Lige kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Europë për klube, ka dhënë të tjera emocione. Skuadra italiane e Interit, vijon me krizën që tashmë e ka pushtuar jo vetëm në Serinë A, por dhe në ndeshjet europiane.

Zikaltësit kanë barazuar 1-1  në Francë me Saint Etienne. Megjithatë ky barazim nuk i ka prishur punë, pasi vijon kryesimin me 8 pikë. Ndërkohe  Asteras Tripolis nuk arriti t’i bënte ballë Totenhemit duke humbur 1-2, ndërsa Beshiktashi korri një tjetër fitore ndaj Partizanit të Beogradit 2-1 pas shpartallimit që i bëri në Serbi. Edhe Zurichu me Borussia Monchengladbach siguruan fitore me vlera në ndeshjet e  tyre. Napoli nga ana e tjetër ka shënuar fitore 3:0 kundër Young Boys, përderisa PAOK-u mori barazim 1:1 kundër Fiorentinës. Hero i napolitanëve në këtë sfidë ishte Jonathan De Guzman, i cili realizoi tre gola (45’, 65’ dhe 83’).