Ekipet që vazhdojnë më tej në Ligën e Europës.

Sonte në mbrëmje janë luajtur një sërë ndeshjesh në kuadër të Ligës së Europës. Në përballjen e orës 17.00 mes Lokomotivës së Moskës dhe Fenerbahçes, ekipi i kualifikuar për më tej është fenerbahçe pasi ruajtën barazimin 1:1 në Moskë. Në ndeshjen mes Atletiko Bilbaos dhe Marsejës, Bilbao mundi të kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:2, por se sonte ndeshja përfundoi 1:1. Në përballjen mes Bayer Leverkusen dhe Sporting, ekipi i kualifikuar është Bayer me rezultatin e përgjithshëm 4:1. Në përballjen mes Krasnodar dhe Spartës së Pragës, ekipi çek u kualifikua për më tej pasi fitoi 3:0 në fushë kundërshtare mbrëmjen e sotme. Lacio fitoi dhe u kualifikua përballë Gallatasarayt. Liverpool fitoi minimalisht 1:0 përballë Augsburg dhe mori biletë për më tej. Valencia shkatërroi Rapidin e Vjenës në Austri dhe u kualifikua. Ndërsa Shaktar fitoi 3:0 në Gjermani dhe mundi të eleminojë Shalken. Ndërkaq, po luhen ndeshje të tjera në kuadër të Ligës së Europës të cilat kanë nisur në orën 21:05 minuta.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDREJTORIA E POLICISË SHKODËR, NJOFTIM PËR SHTYP
Artikulli tjetërFSHF-ja PUBLIKON DATËN E ZHVILLIMIT TË FINALES NË FUTBOLL PËR FEMRA