LAÇI I PAFAT NDAJ INTER BAKU, PARTIZANI I PAFUQISHËM DHE NË SHTËPI. Partizani dhe Laçi eliminohen nga Europa League këtë edicion, ndërsa ekipi i vetëm që ka mbijetuar është Kukësi, që duket se është i prirur që të përsërisë suksesin. E ndërsa Kukësi kaloi më tej me fitoren e ndeshjes së parë dhe barazimit në kthim, Laçi barazoi me Inter Baku pa gola, ndërsa Partizani u mund sërish nga norvegjezët duke zhgënjyer.

Partizani humbi ndeshjen e kthimit me ekipin norvegjez të Stroemsgodset duke i dhënë lamtumirën Europës që në turin e parë. Të kuqtë nuk i ndihmoi as stadiumi “Qemal Stafa” i mbushur si rrallë herë për të përkrahur heronjtë drejt përmbysjes së madhe. Partizani luajti shumë mirë, madje në pjesën e parë realizoi 10 gjuajtje në kuadrat, ndërsa norvegjezët vetëm një. Plaku, Mazrekaj, por edhe Racic tentuan disa herë, por fati dhe dita mjaft e mirë e portierit kundërshtar bënë që topi të mos shkonte në rrjetë. Në minutat e fundit kur arbitri ishte gati të vërshëllente pas 5 minutave shtesë, miqtë shënojnë golin e fitores me Gustav Valsvik, i cili e dërgoi në 4-1 rezultatin në total. Eliminimi ka sjellë edhe largimin e Starovës.  Kukësi kalon provën e parë në Europë për këtë edicion duke eliminuar ekipin bjellorus të Torpedo Zhodino pas barazimit në ndeshjen e kthimit me rezultatin e bardhë 0-0, teksa ndeshja e parë në Tiranë ishte vendimtare, pasi nënkampionët e Shqipërisë fituan 2-0. Të besuarit e trajnerit Troisi kishin mundësi të fitonin edhe ndeshjen e kthimit, por Pejic gaboi në momentin më të mirë, pasi nuk e shfrytëzoi penalltinë e akorduar nga arbitri në të 75’. Sulmuesi kroat vendosi që të gjuajte topin lehtë në krahun e djathtë të portierit, por ky i fundit arriti ta devijojë duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Gjithësesi ndeshja u mbyll me një kujtim të keq për sulmuesin, por goli i tij dhe Carikoës në ndeshjen e parë vendosën gjithçka Me plot gojën Laçi mund të cilësohet si ekipe pa fat, pasi u eliminua vetëm falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shqipëri, pasi ndeshja e kthimit në Azerbajxhan u mbyll në barazim, por pa gola duke favorizuar dhe hapur dritën jeshile për të kaluar më tej ekipit të Inter Baku. Kundërshtari përvec emrit të madh nuk dha asgjë në fushë nga ajo që pritej.