Një kamion që besohet të ketë rreth 34,000 litra kimikate, është vjedhur në Belgjikë duke shkaktuar shqetësim në Europë. Policitë e vendeve të gjithë kontinentit janë njoftuar menjëherë pasi kamioni u vodh në Zedelgem, në afërsi të qytetit port të Belgjikës, Ostendit. Rimorkio thuhet se përmban 33,500 litra substancë kimike dhe Interpoli besohet të jetë i përfshirë në kërkimin e policisë.

Policia Federale e Belgjikës konfirmoi për MailOnline se një kamion ishte vjedhur në Zedelgem dhe se përmbante një substancë kimike. Por një zëdhënës tha se ‘për aq sa ne e dimë’ substanca ‘nuk mund të përdoret si një material shpërthyes’.

Artikulli paraprakKËSHILLI MIRATON SKEMEN E RE TË NDIHMËS EKONOMIKE
Artikulli tjetërGJONAJ PARALAJMËRON PUNONJËSIT E BURGJEVE:TË GJITHË NË VETTING