Boksieri shqiptar Christian Demaj është eliminuar nga garat e Kampionatit Europian të Boksit për të rritur, turne që po zhvillohet në Samokov të Bullgarisë. Demaj garon në peshën 91kg dhe u mund në turin e dytë nga kampioni europian në fuqi i kësaj peshe, polaku Paëel Igor Jakuboëski. Ky i fundit fitoi me shifrat 3-0, ndërkohë që vendimet e gjyqtarëve ishin: 30-25, 30-25, 30-25 në favor të polakut.

Kjo ishte përballja e dytë e Christian Demaj në këtë Europian, pas fitores 3-0 që arriti në turin e parë ndaj një rivali nga Bosnja. Christian Demaj ishte një ndër favorit për medalje në këtë peshë, por duket se ndaj rivalit polak e ka patur të vështirë të fitojë edher për shkak të padrejtësive të gjyqtarëve, siç konfirmon edhe vetë boksieri shkodran në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. “Miqtë e mi. Sonte nuk arrita të dalë triumfues nga ringu i Europianit kundër boksierit nga Polonia. Që t’i bëj një analizë ndeshjes dhe faktorëve të humbjes do të zgjatem shumë dhe nuk do ta bëj këtu, por dua të them veç “sa vend i vogël që jemi, që luan gjithkush me ne si do”. Dua t’ju falënderoj për besimin tuaj dhe forcën që më keni dhënë dhe ju premtoj se nuk do të ndalem t’ju bëj juve krenar miqtë e mi, bashkëqytetarët e mi të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë”, ka qenë komenti i boksierit shqiptar pas humbjes. Mëgjtihatë boskieri shkodranë ka marrë dhe mbështetjen e presidentit të sapozgjedhur të federatës shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli i cili thotë : “Kristian! Ke humbur një ndeshje dhe jo betejen për të qenë një kampion i vërtetë, sepse ti je KAMPION. Ne vërtetë dëshironim një fitore tënden, por kjo s’do të thotë që nesër nuk kemi shpresë te ti. Përsonalisht unë jam krenarë që kam mik një KAMPION si ty. Sfida te tjera na presin” thekson Kalivopulli. Në këtë Europian Shqipëria u përfaqësua me 4 boksierë, ndërkohë që tre janë eliminuar nga turneu edhe vlonjati Krenar Zeneli në peshën 56kg si dhe shkodrani tjetër Astmer Bilali, në peshën 75kg. I vetmi që ka mbetur ende në garë është Albi Sorra, në peshën 69kg. MËgjtihatë këtë ecuri jo të mirë e kishte prashikuar dhe trajneri Zef Gjoni për shkak të stërvitjes së paktë që kanë bërë boksierat shqiptarë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, BASHKIA I PËRGJIGJET SAFET GJICITI
Artikulli tjetërMISS MALËSIA 2015, SHPALL MË TË BUKURËN