KOMPOZITORI KA PASUR PRETENDIME PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE ËSHTË TËRHEQUR. “Mendoj se eshte e drejte t’ju komunikoj personalisht vendimin e marre dhe me eshte komunikuar se fundmi.

Kete vit do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovision me nje kenge tjeter nga ajo me te cilen u shpalla fituese e FiK ne dhjetor te vitit te kaluar. Autori i kenges Diell, per arsye personale dhe te pandryshueshme, ka vendosur te terheqe kengen nga ai e kompozuar dhe do jete per fat te keq e pamundur te kendohet nga une ne Eurovision Song Contest 2015. Dhe si fituese e FiK, une duhet te perfaqesoj vendin tim ne Viene me nje kenge te re” Ka qene kjo deklarata e ublikuar mbremjen e se martes nga kengetarja elhaida dani ne faqene e saj zyrtare ne fb duke pretenduar dhe shpresuar qe te jete ajo e para qe njofton publikun per kete ceshtje. Shkak për këtë është bërë kompozitori I saj Aldo Shllaku, i cili ka kërkuar të ruajë të drejtën e autorit mbi këngën, e drejtë e cila i ka kaluar RTSH-së si organizatore e festivalit dhe si institucion i cili çon Shqipërinë në Eurosong. Burime pranë RTSH kanë sqaruar se edhe pas tërheqjes së kompozitorit, këngëtarja Elhaida Dani do të vijojë të jetë këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, por jo me të njëjtën këngë. Ndërkaq po përgatitet një këngë tjetër, e cila pritet të përfundojë për dy ditë. Kënga e re titullohet “I’m alive” (Jam gjallë), me tekst të Sokol Marsit dhe e kompozuar nga grupi kosovar “ZzapnChriss”.

Artikulli paraprakTAVO THIRRJE BEQAJ: TËRHIQU NGA TESTIMI I MJEKËVE DHE INFERMIERËVE
Artikulli tjetër“REBELOHET” DEPUTETI I PARTISË SOCIALISTE TOM DOSHI