Shkalla e papunësisë në eurozonë ra në 7,9 % në maj, kur u lehtësuan masat antiCOVID-19, njoftoi sot Enti i Statistikave të Bashkimit Europian (Eurostat).

Sipas të dhënave të reja, papunësia e rregulluar sezonale në BE, që në prill qëndroi në 7,4 %, në maj ra në 7,3 %. Shkalla e papunësisë në eurozonë, që një muaj më parë ishte 8,1 %, ra në 7,9 % në maj.

Në nivel shtetëror, papunësia në maj ishte 15,3 % në Spanjë, 10,5 % në Itali, 7,5 % në Francë dhe 3,7 % në Gjermani. Në maj, numri i të papunëve në BE qëndroi në 15,27 milionë, nga të cilët 12,79 milionë ishin në eurozonë.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT, ME NIVELIN MË TË LARTË TË DËSHIRËS PËR EMIGRIM MË 2021, GATI GJYSMA KËRKOJNË TË LARGOHEN
Artikulli tjetërKURTI: KA TRYSNI MBI MUA QË TË ZBATOJ MARRËVESHJET E DËMSHME ME SERBINË