Shqipëria renditet ndër dhjetë vendet me normën më të lartë të vrasjeve në Europë për vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 41 vrasje me dashje, që përkthehen në 1.71 raste për 100 mijë banorë, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tetë në renditjen europiane.

Krahasuar me vitin 2023, ky tregues ka shënuar rritje, si pasojë e shtimit të numrit të vrasjeve dhe uljes së popullsisë pas përllogaritjeve të reja nga censi.

Në krye të listës renditen vende si Lituania, Letonia dhe Turqia, ndërsa në rajon norma të larta raportohen edhe në Malin e Zi.

Në nivel europian, numri total i vrasjeve arriti në 3,953 raste në vitin 2024, me një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë, por ende më i ulët se nivelet e një dekade më parë.

Ekspertët theksojnë se në vendet e vogla, si Shqipëria, edhe një ndryshim i vogël në numrin e rasteve mund të ndikojë ndjeshëm në normën për frymë, ndërsa faktorët kryesorë mbeten konfliktet personale, dhuna familjare dhe ndikimi i krimit të organizuar.

Artikulli paraprak“NDRE MJEDA” VLERËSON MË TË MIRËT: “NXËNËSI I VITIT”
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMB GJYSMËFINALEN E DYTË NDAJ TIRANËS