Me fitoren e “cmimit të publikut” në Festivalin e RTSH fundvitin e shkuar, cmim që për herë të parë u vendos me televotim, këngëtarja kosovare, Albina Kelmendi dhe familja e saj, fituan të drejtën të përfaqësojnë Shqipërinë me këngën ”Duje”, në festivalin e këngës ”Eurovizion 2023”. Kështu, artistja nga Kosova bashkë me babain, nënën, vëllain dhe dy motrat e saj do të ngjiten në skenën e Liverpool muajin e ardhshëm, teksa sot Eurovision ka bërë edhe prezantimin zyrtar të familjes. Bashkangjitur me disa foto të tyre dhe një video ku shfaqen duke kënduar refrenin e këngës, faqja në Instagram e kompeticionit europian shkruan: “Duke e mbajtur në familje. Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, mamin, babin, vëllain dhe motrat e saj, TË GJITHË duke u ngjitur në skenë në Liverpool”.

Nga ana tjetër, teksa jemi gati një muaj larg finales së madhe të Eurovision, janë bërë edhe parashikimet e para, teksa favoritja për t triumfuar këtë vit është Suedia, me artisten Loreen që rikthehet pas një mungese 11-vjeçare. Finlanda është renditur në vendin e dytë sipas parashikimeve, me Käärijä që duket se është e vetmja që mund t’i heqë fitoren Loreen, ndërsa Ukraina, Spanja dhe Norvegjia plotësojnë pesëshen e parë në baste. Sa i përket vendit tonë, Albina dhe familja Kelemdni renditet në fund të sondazhit të hapur nga Eurovision.

Pra, nga 37 vende, Shqipëria renditet e 37-a dhe kjo nuk është hera e parë që marrim një parashikim të “zymtë” për festivalin europian të këtij viti, pasi edhe BBC pak javë më parë shkruante se Shqipëria rrezikon të mos prekë as finalen. Megjithatë, duke marrë parasysh se historia jonë në Eurovizion tregon se edhe kur kemi qenë favorit për finale, nuk e kemi prekur, cdo gjë mund të ndodhë dhe presim shumë surpriza.

Artikulli paraprakKRIFCA: 45 PRODUKTE SHQIPTARE NË PANAIRIN “SLOW FOOD” NË SHTUTGARD
Artikulli tjetërU PËRPOQËN T’I IKNIN POLICISË, MAKINA ME EMIGRANTË NË GREQI PËRPLASET ‘KOKË ME KOKË’ ME MJETIN PËRBALLË!