Kjo vajzë e re 18 vjeçare është në pritje të një fëmije por është detyruar që edhe pse shtatzënë ta lërë banesën e saj e cila u përmbyt nga uji duke u evakuar sëbashku me familjen tek ndërmarrja e studentëve në qytetin e Shkodrës.

Në dhomën e konviktit po qëndrojnë edhe bashkëshorti i saj 21 vjeçar dhe vjehrra e moshuar. Dhjetra qytetarë nga zona të ndryshme të lagjeve të Shkodrës banesat e të cilave janë të përmbytura apo kanë prezencën uji në oborre kanë nisur që të evakuohen nga ana e bashkisë Shkodër dhe forcave të ushtrisë. 21 vjeçari Dashamir Dauti tregon se si uji i detyroi që të largohen nga banesa.

E zonja e shtëpisë Lirije Dauti të vetmin shqetësim ka që nusja e saj shtatzënë të jetë mirë duke qenë se pas pak ditësh pritet që të lind fëmijën e saj.

Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve në Shkodër Arban Lutfija thotë se vetëm në atë konvikt janë të gatshëm në total 470 shtretër për banorët që mund të evakuohen në rast nevoje.

Evakuimet kryesisht priten që të bëhen nga lagjet periferike të qytetit të Shkodrës por edhe zonat e përmbytura të NënShkodrës duke qenë se edhe atje situate është përkeqësuar.

Artikulli paraprakPËRMBYTJA NË SHKODËR, PRONARI IMPROVIZON URËN
Artikulli tjetërBUNA DEL NGA SHTRATI, UJI HYN NË QYTET