Evazion fiskal, arrestohen 3 vëllezër shqiptarë në Itali, u sekuestrohen 18 firma, 70 prona e 13 milionë euro

Pas operacionit “Laguna”, i cili zbuloi dhe shkatërroi një grup kriminal italo-shqiptar, përgjegjës për shumë krime ekonomiko-financiare, Guardia di Finanza e Breshias ka nisur “Laguna due”. Me akuzën për evazion fiskal, vëllezërit Gëzim, Saimir e Isuf Sallaku (sipërmarrës shqiptarë që operojnë në ndërtim e restaurim) kanë përfunduar në arrest shtëpie. Në pranga është vënë edhe financieri i tyre, Giovanni Lazzari, me studio në Breshia e Costa Volpino. Edhe për sekretaren e Gëzimit është lëshuar një urdhër ndalim largimi nga territori pa lejen e gjykatës. Bilanci i operacionit është, përveç arrestimeve, 28 të hetuar dhe mbi 13 milionë euro të sekuestruara. Më hollësisht, GDF ka sekuestruar 18 firma, 70 pasuri të patundshme, një anije, 50 makina dhe pará. Të arrestuarit akuzohen për evazion fiskal nëpërmjet përdorimit e lëshimit të faturave për operacioni që nuk ekzistojnë. Gjithçka menaxhohej me një organizim piramidal në tre nivele: shoqëritë e tre vëllezërve, për shkak të precedentëve, nuk mundeshin të shfaqeshin në treg dhe nxirrnin firma formalisht të pastra. Në nivelin e tretë ishin fabrikat e letrës që nxirrnin fatura false e bënin një “transferim personeli”. Në hetim është përfshirë edhe Darfo Boario Calcio, firma e tre vëllezërve, e cila ka bërë sponsorizime që janë fryrë qëllimisht.