Fadil Kasemi nuk vuan nga probleme mendore.

Ky rezultat ka dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore për biznesmenin 53-vjeçar që i mori jetën ish-bashkëshortes gjyqtare Fildez Hafizi më 31 gusht të këtij viti pas probleme të shumta mes tyre dhe të përsëritura. Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa në të thuhet se ai nuk vuan nga çrregullime mendore dhe se ka qenë i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së krimit.

Ishte avokati i Kasemit që kërkoi ekspertize mendore për klientin e tij. Akt-ekspertimi psikiko ligjor është kryer pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë. Prokuroria për Krimet e Rënda akuzon Kasemin për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, për të cilën parashikohet dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Artikulli paraprakNIS VETINGU TE KRIMET E RËNDA NË FILTËR 10 DOSJET E DY GJYQTARËVE
Artikulli tjetërPD KËRKOI PËRJASHTIMIN ME 10 DITË TË PJERIN NDREUT, BYROJA E KUVENDIT RRËZON KËRKESËN