
Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër, në bashkëpunim me Zyrën e Informimit të Bashkimit Europian organizuan në ambjentet e kësaj të fundit një takim me nxënës të ndryshëm të disa shkollave fillore kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Fëmijët ndoqën filmin 10 minutësh “Faji është i Qiellit” me bazë sensibilizimin kundër dhunës ndaj moshave minore. Sipas asistentes së EIUC Shkodër, Fjona Bashi, filmi nxjerr në pah jo vetëm dhunën fizike dhe psikologjike tek fëmijët, por edhe pasojat që ata i ndjekin gjatë rritjes.
Sipas Bashit, fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve ka ulje të ndjeshme, megjithatë është e rëndësishme që ata të informohen dhe i gjithë përmirësimi fillon tek informimi. Pas përfunimit të filmit, të gjithë nxënësit diskutuan me përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe psikologë kundër dhunës fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve.






