Seminari Ndërdioqezan në bashkëpunim me korin “Rozafa Expression, shfaqën në sallën Kardinal Mikel Koliqi shfaqjen “Fajtor pa Faj”.

Një dramatizim me personazh kryesor seminaristin Mark Cuni, i cili në fshehtësi u mundua të shmangte mbulimin nga “reja e zezë”. Eprorët e seminarit ndërdioqezan përjetuan të njëjtin fat, turtura dhe vrasje për shkak të të vetmit faj, e deshën Krishtin dhe Shqipërinë. Përvec episodeve nga jeta e të lumëve të 5 nëntorit, kori i derigjuar nga maestro Zef Coba solli këngë fetare dhe patriotike. Poezia, arti i fjalës, nuk mund të mungonte në këtë koncert, ashtu sic nuk ka munguar asnjëherë pena në duart e martirëve tanë mendje artë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI: PO RREZIKOHEMI NGA KRIMI I ORGANIZUAR
Artikulli tjetërAKSIONET E BASHKISË, TREGTARËT PARALAJMËROJNË PROTESTA