
Bashkia Shkodër renditet në vendin e parë për transparencë, llogaridhënie dhe përmbushje të premtimeve, sipas monitorimit të realizuar nga Faktoje.al, organizata mediatike e verifikimit të fakteve që ndjek 10 bashki në vend dhe 40 premtime publike.
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, e cilësoi këtë vlerësim si rezultat të një pune të qëndrueshme institucionale.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Faktoje.al, Esmeralda Topi, theksoi se vlerësimi bazohet në një metodologji të qartë monitorimi dhe verifikimi.






