Drejtuesit e Fakultetit Ekonomik kanë zhvilluar pasditën e së hënës një takim me studentët I cili në focus kishte prezantime të arritjeve të këtij institucini arsimor që studentët të njihen më mirë me kriteret dhe mundsitë që ofron .

Zv dekania Albana Boriçi ju drejtohet studentëve duke u thënë që fakulteti ekonomik është zgjedhja e duhur pasi është mundësia më e mirë që të lidh më afër me tregun e punës.

Ndërkohë përgjegjësja e administrim biznesit Ardita Boriçi, citoi të gjitha përfitimet që një student merr nga fakulteti ekonomik.

Ky takim ishte në një farë mënyre një thirrje për të gjithë maturantët por edhe për ata që duan të ndjekin studimet master që ti drejtohen fakultetit ekonomik pasi benefitet që do marrin do jenë mjaft të vlefshme.

 

Artikulli paraprakEMERGJENCAT PREMTOJNË ANGAZHIM TË PLOTË!
Artikulli tjetërVARËSIA NGA LOJRAT E FATIT