“Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm” Conftour 2025 ishte tema e konferencës ndëruniversitare shkencore të zhvilluar sot në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Gjatë fjalës së tij rektori I universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj ndërsa ka rënditur disa ndër arsyet e rëndësisë që kjo konferencë ka, ai tha se kjo konferencë dëshmon se institucionet e arsimit të lartë mund të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë idetë mes tyre përtej konkurencës.

Elidiana Bashi, dekane, fakulteti ekonomik tregon se kjo konferencë bëri bashkë rreth 90 studiues të cilët do të sjellin idetë e tyre të cilat ndikojnë në zhvillimin e rajonit dhe turizmit.

Alkida Hasaj, përgjegjëse e departamentit të turizmit u shpreh se ndërtimi I programeve të reja do të ndihmojë studentët që të përballen me sfidat që sektori turistik ka sot.

Konferenca e organizuar nga departamenti I turizmit, fakulteti ekonomik,në bashkëpunim me bizneset e sektorit të turizimit synon të nxisë lidhjet mes palëve të interesuara në zhvillimin e turizmi të qëndrueshëm, ndërsa ka mbështetjen e projektit READ-AADF.

Artikulli paraprakBRDARIÇ: RESPEKT ELBASANIT, POR LUAJMË PËR FITORE
Artikulli tjetërUEFA MERR VENDIMIN HISTORIK! SHQIPËRIA ZGJIDHET NJË NGA VENDET ORGANIZATORE TË KAMPIONATIT EUROPIAN 2027 U-21