
Panairi “Do Great Things” (Bëj gjëra të mëdha) është zhvilluar për të gjashtin vit radhazi nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës, në kuadër të lëndës “Marketing”, duke u kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme akademike dhe praktike për studentët. Ky aktivitet ka për qëllim kryesor afrimin e studentëve me bizneset vendase, si dhe krijimin e përvojave konkrete në hartimin dhe zbatimin e projekteve reale.
Gjatë panairit, studentët prezantuan produktet e tyre, ndërsa ndanë edhe ide inovative që synojnë t’i implementojnë në të ardhmen.
Panairi “Do Great Things” dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes universitetit dhe biznesit, duke nxitur zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe duke forcuar lidhjet e tyre me tregun e punë






