
Fakulteti Ekonomik ne bashkepunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shkodër ka organizuar ne ambjentet e Hotel Colosseo “Panairi i Punës 2017”.
Ky panair, i kthyer tashme ne tradite solli një gamë të gjere biznesesh ku studentet e sapodiplomuar te Ekonomikut paten mundesi per tu njohur reciprokisht me kerkesen dhe oferten ne tregun e punes. Per here te pare kete vit Panairi Punes mbeshtetet edhe nga Bashkia Shkoder ku E pranishme ishte edhe vete kryebashkiakja Voltana Ademi. Panairi i punes krijon nje mundesi per kompanite dhe te sapo-diplomuarit ne fushat e ndryshme te studimit te Universitetit te Shkodres, qe te takohen dhe te marrin kontakt me njeri-tjetrin.






