Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale organizoi sot një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, që lidhet me pronësinë intelektuale. Ky program bën bashkë studentë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sonila Meka, drejtoreshë pranë Dppi e cilësoi si një eksperiencë të vyer për studentët, që i ndihmon të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe përbën një vlerë të shtuar në rritjen e tyre akademike dhe formimin profesional.

Një nga synimet e këtij programi është krijimi i një kulture mbi pronësinë intelektuale në funksion të bizneseve dhe sipërmarrjes.

Studentja Mari Gështenja tregon rëndësinë që ka ky project për të rinjtë dhe njohuritë që marrin përmes tij.

Dppi sumer camp do të zgjasë 4 ditë, ku studentët do të trajnohen nga ekspertë të fushës ndërsa në fund do të pajisen me çertifikata.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“SHTYPI NË SHKODËR DERI NË VITIN 1920”
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS HAP VITIN E RI AKADEMIK