Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Pas kufizimeve nga pandemia e COVID në Tiranë, ata kanë dalë në Sheshin “Skënderbej” ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e rastit. Ajo filloi me leximin e Kuranit nga kryetari I Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu dhe vazhdoi me ligjerata, faljen e namazit dhe hytbe.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit.

Përgjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë kanë sakrifikuar duke agjëruar dhe duke kryer ritualet e tyre shpirtërore duke adhuruar krijuesin. Fitër Bajrami është një festë e madhe për ta, e cila finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.