
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin iranian M. M., 39 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, pasi në SPK Bajzë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një kartë identiteti me të dhënat e një shtetasi italian.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. V., 18 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme






