Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg një përson i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar.Shtetasi me iniciale A.M u shpall fajtor për vepren penale “Falsikim Dokumentash”, ndërsa çështja penale është hetuar nga prokurori Sabri Kastrati.Referuar dosjes hetimore, vendimi i falsifikuar ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e saj, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe zgjidhjen e marteses.

Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj.Në funksion të këtij hetimi në shtator të vitit 2020, prokuroria urdheroi policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterat e gjyqtarëve dhe sekretareve por dhe printerat, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse vendimi gjyqësor i falsifikuar është përpiluar në kompjuterat e gjykatës së Lezhës, por nuk rezultoj diçka e tillë.

Ndërkohë përmes avokatit, vetë i pandehuri ka mohuar në vazhdimësi akuzen e ngritur ndaj tij, ndërsa ka paralajmeruar ankimin të vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër.