Familja e Florenc Beqiraj ka hapur dyertë e mortit këtë të shtunë, pasi mjekët e spitalit në Marsejë të Francës i kanë hequr përfundimisht oksigjenin djalit të tyre. Dhimbja e madhe ka kapluar këtë familje, e cila vazhdon të kërkoj drejtësi për vdekjen e Florencit.

E ëma, Laureta Hasani, me dhimbje të madhe bënë fajtore policinë franceze, e cila sipas saj ka keqtrajtuar të birin dhe mjekët që vranë Florencin pa firmosur prindërit. Hallet dhe varfëria e detyruan atë të largohet për një jetë më të mirë, por nuk ishte e shkruar kështu. Laureta kërkon trupin e të birit që të paktën ta shoh për herë të fundit. 

Të afërmit e Florencit kërkojnë me ngulm një përgjigje nga shteti shqiptar për të gjithë rrjedhën e ngjarjeve dhe mosreagimin nga ambasada shqiptare në Francë. Ndërkohë, bëjnë apel për fillimin e hetimeve për zbarrdhjen e plot të kësaj historie. Ata kërkojnë drejtësi. Gjithashtu, hije dyshimi familjarët ngren edhe për pronarin ku Florenci kishte punuar, i cili prej ditësh nuk gjendet, nuk bëhet i gjallë. Fillimisht, Florenci i kishte kërkuar ndihmë atij, megjithatë ai nuk e kishte ndihmuar. 

I ati i Florencit ndodhet në Francë, aty ku menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e të birit, ka shfaqur probleme shëndetësore. Familjarët, edhe pse kanë hapur dyert e mortit, ende nuk e dinë nëse trupi i pajetë i të birit do të kthehet në atdhe.

Artikulli paraprakTENTOI TË FUSTE CELULARË PËR TË BIRIN NË BURG, ARRESTOHET NËNA
Artikulli tjetërSHOKËT: FLORENCI KA PATUR JETË TË VËSHTIRË