Që në moshën 17 vjeçare Asim Goga u burgos në burgjet më të errta të diktaturës. Familjarisht u përballë me një terror diktatorial, ndërkohë për shtatë vite me radhë u dergj nëpër burgje e biruca për të vuajtur dënime që sot e kësaj dite duken të pakuptimtë. Një pjesë të dënimit të tij ai e vuajti në birucat e burgut, ku sot njohet si Muzeu i Kujtesës. Asim Goga rrëfen një histori të tmerrshme familjare, e pushtuar totalisht nga burgimet dhe internimet e sistemit diktatorial të saj kohe.

Një histori të ngjashme me të Asim Gogës kanë me qindra shqiptarë, të cilët u interrnuan dhe vuajtën dënimet në burgjet famkeqe të diktaturës. Historinë e tij, Asimi e tregoi për studentët e pranishëm në aktivitetin për librat e ndaluar të diktaturës në Muzeun e Kujtesës, një vend që për të ka kujtime të tmerrshme të vuajtjeve dhe persekutimeve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“LIBRAT E NDALUAR TË DIKTATURËS”
Artikulli tjetër“RRUGA E THETHIT PARAQET RREZIK TË LARTË”