Vetëm dy ditë më parë këngëtari 22 vjeç Ergi Dini u nda nga jeta për shkak të një aksidenti me motor.

Por Ergi nuk la vetëm jetën e tij në mes, gjithashtu edhe ëndrrat dhe muzikën. Ai kishte gati të përfunduara dy këngë, një prej të cilave do të ishte një bashkëpunim me motrën e tij, këngëtaren Barbana Dini. Bëhet e ditur se gjithçka ishte gati për të nisur xhirimet, madje mbrëmjen e aksidentit Ergi do të takohej me të motrën për të biseduar për xhirimet e klipit që do të niste gjatë këtyre ditëve. Burimet bëjnë të ditur se familjarët do të kujdesen që dy këngët e fundit të Ergit, kënga solo dhe bashkëpunimi me Barbanën të publikohen për publikun duke çuar në fund atë që talenti nga Shkodra la në mes.