Apelit të një ditë më parë në ekranin e Star Plus, ne lidhje me gjendjen e mjeruar te familjes Danaj, i janë përgjigjur banore te Shkodrës. Ato kane udhëtuar drejt Grizhes, për te ndihmuar Fife Danaj, e vetmuar dhe pa asnjë ndihme.

Vete e moshuara ka falënderuar banorët e Shkodrës për ndihmën, ndërkohë që gjëndja e saj e mjeruar ka krijuar një ndjeshmëri publike te larte. Besnik Burgaj, komshiu i te moshuarës ka falënderuar Star Plus, për pasqyrimin e gjendjes se mjeruar te te moshuarës. Star Plus, solli ne vëmendje gjendjen e renduar ekonomike dhe jo vetëm te një te moshuare nga fshati Grizhe i njësisë administrative te Gruemires ne Bashkinë Malësi e Madhe, një drame e rende e realitetit shqiptar qe është ulur këmbëkryq ne këtë zone te kësaj bashkie.