Muzika folklorike është bërë pjesë e pandashme e jetës së familjes Deda në Ishull-Lezhë të Lezhës. Katër fëmijët e kësaj familjeje, përkatësisht 16, 13, 10 dhe 5 vjeç, i bien çiftelisë, sharkisë, tupanit dhe këndojnë këngë të trevave veriore.
Pasioni për folklorin i ka shtyrë t’i përkushtohen këtij zhanri muzikor, edhe pse, siç thonë ata, fillimet nuk kanë qenë të lehta.
Për ta, ruajtja e traditës është një nder i veçantë, pasi folklori është identiteti kryesor i veriut të Shqipërisë.Këta fëmijë kanë marrë pjesë në shumë aktivitete dhe janë vlerësuar edhe me çmime.
Fëmijët e familjes Deda janë pjesë e Ansamblit “Art Besëlidhja” në Lezhë, ku shihen premtuese për të ardhmen.
Muzika folklorike vazhdon të jetojë përmes brezave, dhe familja Deda është shembulli më i bukur se tradita mund të ruhet me dashuri, përkushtim dhe unitet familjar.

Artikulli paraprakOBORRI I “XHAMISË SË PARRUCËS” DREJT TRANSFORMIMIT
Artikulli tjetërRËNDOHET BILANCI PAS ZJARRIT NË AZILIN E PLEQVE NË BOSNJË