
Në Bardhaj, mes mungesës së kushteve dhe sfidave të mëdha, familja Brushtulli përballet çdo ditë me një realitet të vështirë. Pas lindjes së binjakëve që sollën gëzim të dyfishtë në këtë familje, sfidat filluan të bëhen të dukshme. Djali i tyre, Samoeli i cili sot është 9 vjeç lindi me një sindromë të rëndë shëndetësore që e pengon të ecë, flasë apo të ushqehet vetë. Shpresa Brushtulli, nëna e djalit tregon se përballet me vështirësi të mëdha pasi merr vetëm 200 mijë lekë në muaj si ndihmë.
E ëma tregon se për shkak të mundësive të pakta nuk kanë mundësi të dërgojnë djalin në terapi që të ndjekë trajtime për të ecur apo folur. Të vetmen ndihmë e merr nga kisha.
Ndërkohë, Samoeli nuk shkon dot as në shkollë pasi familja nuk mundet të përballojë shpenzimet e transportit.
Për me tepër borxhet e mëdha dhe pagesa e kredive e shtojnë më shumë ngarkesën e tyre ekonomike në jetën e përditshme.
Në këto kushte familja Brushtulli bën apel për ndihmë nga çdo individ, organizatë apo institucion që mund të ofrojë mbështetje për kujdes më të specializuar që kërkon Samoeli.