Ky është Marsel Margjini. Për shumë qytetarë ai është një nga mësuesit që shërben me përkushtim në qytetin e Shkodrës. Por për disa të tjerë, Marsel Magjini është nipi i mësuesit dhe atdhetarit të njohur Kolë Margjini i cili për më shumë se 30 shërbeu në sistemin arsimor shqiptar. Rrëfimin mbi trashëgiminë e profesionit të mësuesit në 3 breza, Marseli e nis nga gjyshi i tij Kolë Margjini e më pas tek babai, i cili i kultivoi dëshirën për t’u bërë mësues.

Prej 15 vitesh Marseli punon si mësues në një shkollë private ndërsa tregon se vendimi për të ndjekur gjurmët e të atit ishte më i thjeshti për të.

Për Marselin, të jesh mësues sot është më e thjeshtë. Ai kujton kohën kur babai i tij, Zef Margjini bënte rrugën për në shkollë vetëm me biçikletë apo edhe në rastet kur për shkak të motit, nuk kthehej fare në shtëpi, por qëndronte në zonat malore.

Mesazhi i tij në këtë 7 mars lidhet me formimin e duhur të brezave të rinj.

Kontributin e mësuesit dhe atdhetarit Kolë Margjini por edhe të birit, Zef Margjini e kujton edhe një ish-mësues, Muammar Vuci.

Marsel është vetëm një nga trashëgimtarët e kësaj tradite të nisur gati një shekull më parë në familjen Margjini. Bashkëshortja e tij është gjithashtu mësuese, e ke thyer kështu familjen e tyre në një vatër të edukimit dhe dijes.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI: TË VLERËSOJMË MËSUESIT ÇDO DITË
Artikulli tjetërSHKODËR, NDAHET NGA JETA MËSUESJA MELEK TROSHANI