Mentor Rexha është 36 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në një burg të Francës pak ditë më parë. Familja Rexha nga Lezha që jetojnë prej shumë vitesh në Shkodër pretendojnë se viktima nuk është vetëvrarë siç pretendojnë autoritetet franceze por dikush e ka vrarë në burg atë.

Nëna e Mentor Rexhës bën apel që të zbardhet vrasja e djalit të saj dhe sa më shpejt shteti shqiptar t’i mundësojë sjelljen e trupit të pajetë.

Selaudin Rexha, djali i xhaxhait të viktimës shprehet se ambasadori shqiptar në Francë i është përgjigjur shumë keq ndërsa kërkon që shteti shqiptar të mos hesht sepse ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burgjet e Francës.

Para dy vitesh në një situatë të ngjashme u vra në burg në Francë shkodrani Florenc Beqiraj ndërsa edhe për atë autoritetet franceze pretendonin se është vetëvrarë ndërsa rasti i Mentor Rexhës është i njëjti.