Kalaja “Rozafa” në Shkodër sot ka pritur vizitorë të veçantë. Familja Durmishi ka shfrytëzuar ditën e pushimit për të udhëtuar 260 km nga krahina e Skenderaj, në Drenicë të Kosovës për të vizituar një nga monumentet më të veçanta kulturore. Kjo është vizita e tyre e parë në kalanë e Shkodrës, vizitë e cila është përcjellë me emocion kryesisht tek fëmijët të cilët kanë dëgjuar shumë për historinë e kalasë “Rozafa”. Kryefamiljari Bastri Durmishi thotë se njohja e fëmijëve me historinë e Shqipërisë është me rëndësi për familjen e tyre.

Për familjen shqiptare nga Kosova, lidhja me qytetin e Shkodrës është shumë e veçantë. Ai shpreson që të rritet edhe më tepër marrëdhënia mes qytetarëve shkodranë dhe atyre të zonës së Skenderaj në Kosovë.

Familja Durmishi ishte një nga familjet e shumta që vizitoi qytetin e Shkodrës këtë të dielë të fillim vitit. Shqiptarët nga Kosova mbeten turistët më besnik në çdo periudhë të vitit, duke I shtuar gjallëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, 18 VITE NGA TRAGJEDIA E 9 JANARIT, “DUAM DREJTËSI”
Artikulli tjetër“I GJUANIN SIKUR KISHTE AUTOMATIK KAMERAMANIT TË FAX NEWS”, BERISHA: NARKOPOLICIA DONTE TA SHEMBTE, AI PO KRYENTE DETYRËN…