I BËJNË PRESIONE QË TË TËRHEQIN PADINË NË PROKURORI. Babai i tre fëmijëve në vend që të gjejë mbrojtje në dyert e policisë duhet të përballet me presionin e uniformave blu. Bashkëshortja e Helidon Zefit është goditur disa herë por policia hesht. Historia nisi kur vëllai i Helidonit nisi të merrej me aktivitet kriminal dhe ky i fundit iu drejtua uniformave blu.

Policia nga ana e saj e kërcënon. Helidoni ka bërë padi edhe në Prokurorinë e Shkodrës dhe çdo ditë përballet me presione për ta tërhequr padinë. As letrat drejtuar kryeministrit, ministrit Saimir Tahiri apo edhe institucioneve të tjera nuk kanë bërë efekt. Cila mund të jetë zgjidhja kur policia bëhet palë me krimin? A thua Helidoni duhet të bëjë vetëgjyqësi? Raste si kjo e familjes Zefi mund të jenë pafund ndaj ka ardhur koha që shteti, policia t’i mbrojë qytetarët, të zgjedhë njerëzit e jo krimin.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/73kotSsFBX4?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBAJZË, STACIONI HEKURUDHOR I AMORTIZUAR
Artikulli tjetërKUPA “ZAMIR SHPUZA” EKIPET U-9, U-11 E U-15 SHPALLIN FITUESIT