Një 50 vjeçar, punonjës i Oshee në Fier humbi jetën pak ditë më parë dukë rregulluar një defekte në një shtyllë të tensionit të lartë.

Sabri Vriga në fshatin Ngjeqar ka lënë pas nënën, gruan dhe dy fëmijë. Familjarët kërkojnë ndihmën e shteti pasi Sabriu ishte i vetmi burim të ardhurash për ata. Pak ditë më parë 50 vjeçari Sabri Vriga, punonjës në OSHEE në Fier ndërroi jetë ndërsa po rregullonte një defekt në shtyllën e tensionit të lartë në fshatin Drizë të Fierit. Report tv ka shkuar në shtypin e të ndierit në fshatin Ngjeqar të Fierit dhe ka kontaktuar me familjarët të cilët përveç dhimbjes ata tashmë do të përballen edhe me pamundësinë për të pasur një jetë normale, pasi familja mbahej vetëm më të ardhurat e kryefamiljarit.

Nëna e Sabriut, Kadrie Vriga me lot në sy tregon se djali i saj ka qenë i papërtuar për punën madje punonte edhe në punë që nuk i takonin ati. Shqetësimi i saj është se pas largimit të tij nga familja do të përballet me vështirësi financiare, pasi ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. “Djali im ishte në punë si të gjitha herët e tjera, kishte 19 vjet në punë ditën e fundit të tragjedisë nuk u kthye, hipur në shtyllë në krye të detyrës,çfarë të them për dhembjen që kam,” shpjegoj nëna Kadrie Vriga. “Tani më ka lënë mua mbrapa me dhimbje të madhe edhe gruan në moshë të re, më la dy fëmijë të ndihmohen nga shteti tu lidhet pension po ashtu edhe gruaja se është pa punë,”tregoj nëna e të ndierit. Ndërkohë bashkëshortja e Sabriut, Mirela kërkon nga shteti që t’i lidhet një pension pasi burri i saj humbi jetën në krye të detyrës, ndërkohë që fëmijët janë akoma në shkollë dhe nuk me çfarë të kujdeset për ta.

“E nisa në mëngjes në punë në krye të detyrës, në darkë u bë ajo që ndodhi kam ngelur në mes të rrugës, unë dua të marr gjakun e burrit, djali është 23 vjeç është pa punë edhe unë gjithashtu, në duam mundimin e burrit kemi ngelur përjashta tani, dua të lidhet asistencë sipas ligjit,”tha bashkëshortja Mirele Vriga. 50 vjeçari Sabri Vriga kishte hipur në një shtyllë të tensionit të larte dhe nga të dhënat e marra nga dëshmitarët ai ka pasur një kontakt me një nga telat përcjellës të tensionit të lartë i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Lidhur me këtë ngjarje ka nisur edhe një hetim, ndërkohë që dy elektricistët e tjerë të cilët kanë qenë së bashku me 50 vjeçarin Vriga janë shoqëruar në polici. Për ta është dhënë masa e arrestit me burg deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakI I NGUL THIKËN VËLLAIT SE I RRAHU NUSEN, ARRESTOHEN TË 2 VËLLEZËRIT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, KOSOVA SJELL 15 KAMIONE ME USHQIM PËR KAFSHËT