Kjo është historia e dhimbshme e Melita Cenges një ish infermiere pranë Neurologjisë ne Spitalin Rajonal Shkodër.Lajmi i pushimit nga puna ka qene i papërballueshëm për te ndaj pas shtrimit ne spital ka ndërruar jete nga një infarkt ne moshën 49 vjeçare.
Familjaret tashme te dëshpëruar nga ikja e parakohshme e Melites përmes Star Plus, akuzojnë drejtuesit e spitalit.Motra e te ndjerës na rrëfen sms-ne e fundit te saj teksa thekson se Melita u detyrua te paguaje 500 dollarë për vendin e punës. Vëllai i ish infermieres i pikëlluar për humbjen e se motrës akuzon spitalin për neglizhence, pasi Melites nuk i është ofruar shërbimi i elektroshokut. Ngjarja është vërtete e rende, familjaret tregojnë se Melita ka qëndruar për dite me radhe pas dyerve te spitalit duke u lutur për rikthimin e saj ne pune pasi ishte i vetmi burim jetese për te mbajtur familjen.Melita Cenga u varros ditën e enjte mes lotësh dhe dhimbjen e madhe qe la pas tek bashkëshorti dhe 2 fëmijët e saj te dashur. Melita Cenga ishte prej vitesh me profesion infermiere pas përfundimit me sukses te masterit ndërsa mbasi kishte mbushur një vit pune tek reparti i neurologjisë i vjen lajmi i pushimit, lajm i cili rezultoi fatal për te ndjerën.