Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe përfaqësues të Myftinisë zhvilluan gjatë së martës një vizitë në familjen Muliu me 6 pjesëtarë, e cila jeton me vështiësi të mëdha ekonomike në lagjen Guerrile.

Ndihmat ushqimore dhe një ngrohës për të kaluar dimrin ishin disa nga ato që përfaqësuesit e Myftinisë dhuruan për këtë familje. Myftiu u bëri thirrje biznesmenëve të Shkodrës dhe përfaqësuesve të institucioneve që të bashkëpunojnë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që jetojnë në kushte të tilla ekonomike. Rasti i familjes Muliu u publikua në media për shkak të kushteve tepër të vështira ekonomike në të cilat jetojnë.

Të ardhurat e vetme për 6 familjarët janë pagesat modeste të pensionit që marrin dy të moshuarit e familjes.

Artikulli paraprakZONAT E MBROJTURA, DYFISHOHET NUMRI I TURISTËVE
Artikulli tjetër“REZONANCA”, NË 1 VIT 1500 EKZAMINIME