Festa e Kurban Bajramit simbolizon flijimin per boten Islame.Në këtë dite te shenuar  afrohen zemrat, dhe  harrohen uretjet, mes njeri-tjetrit e ndersa ,simbolika e kesaj feste ka edhe nje rit tejet te vecante per  muslimanët, prerjen e kurbanit.

Tradita ne familjet Shkodrane vazhdon te ruhet dukshem edhe ne brezat e rinj teksa familja Myftia nje nga me te njohura te qytetit na lejon te percjellim permes kameras tone kete moment te vecante per shtepine e tyre.

SIMBOLIKA E NDARJES SË PASURISË ME TË VARFËRIT

Prerja e kurbanit, tregon  se njeriu për triumfin e së vërtetës, është i gatshëm të sakrifikoj të gjitha të mirat dhe dëshirat.Myslimani, duke sakrifikuar kurbanin që është pronë e tij, tregon se është i gatshëm për të sakrifikuar  tek zoti.Morali islam këtë sakrificë e konsinderon një nga vyrtitet më të larta të njeriut dhe si nevojë morale të shoqërisë. Kjo festë duhet të reflektojë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit, dhe devotshmërisë, e cila është edhe simbolika e prerjes së kurbanit.

https://www.youtube.com/watch?v=axNiRR3115k